E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja çfarë ndodh nëse e konsumoni panxhar çdo ditë
Lajme

Ja çfarë ndodh nëse e konsumoni panxhar çdo ditë

Panxhari është një zhardhok të cilit i janë thurur shumë lavde për shkak të vlerave fantastike që ofron për shëndetin e njeriut.

Në praktikë, kjo perime e nëntokës merr prej saj vlerat dhe ushqyesit më të mirë e të rëndësishëm për organizmin.

Kjo perime duhet konsumuar rregullisht që të përmirësojnë funksionimin e trupit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni përfitimet që do të marrë organizmi nëse hani panxhar çdo ditë.

Performancë më e mirë fizike

Studimet kanë konfirmuar se lëngu i panxharit përmirëson forcën e njeriut gjatë aktivitetit fizik dhe i jep atij më shumë energji.

Ky lëng duhet pirë 90 minuta përpara aktivitetit fizik ndërkohë që efekti i tij jepet 2-3 orë pas tretjes.

Peshë më e shëndetshme

Njerëzit që hanë më shumë panxhar ose pjnë lëngun e tij rregullisht kanë tendencën të bëjnë zgjedhje më të mençura ushqimore.

Falë tyre, por edhe vlerave të rëndësishme që ofron panxhari, ruajtja e një peshe të shëndetshme trupore bëhet më e lehtë.

Tensioni i ulët i gjakut

Panxhari është një perime shumë e mirë për uljen e tensionit të gjakut dhe konsiderohet si një trajtim alternativ mjekësor ndaj hipertensionit.

Ai rekomandohet të konsumohet rregullisht si një kurë e rëndësishme kundër tensionit të lartë.

Qarkullimi i gjakut

Panxhari ka tendencën të hapë enët e gjakut dhe të përmirësojë qarkullimin e tij.

Ky efekt vërehet kur panxhari konsumohet rregullisht i gatuar ose në formën e lëngut.

Tretje më e mirë

Panxhari është shumë i pasur me fibër.

Një racion me panxhar ofron 3.8 gramë fibë ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

Fibra është e mrekullueshme për sistemin tretës.

Gjumë më i mirë

Përbërësit aktivë të panxharit përmirësojnë shumë funksione të trurit përfshirë: aftësitë e të nxënit, kujtesën, transmetimin e impulseve nervore dhe zbutjen e inflamacionit kronik.

Për më tepër, këto substanca aktive janë domethënëse për përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Kujdes

Lëngu i panxharit është shumë i fuqishëm dhe nëse e teproni mund të shkaktojë kaos në sistemin tretës.

Konsumi i tepruar i lëngut të panxharit shkakton akumulimin e metaleve si hekuri, magnezi dhe fosfori në mëlçi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.