Ja çfarë thotë ish kryeministri Berisha
Këtij parlamenti i duhej vënë dryni që shtatorin e kaluar. Ish kryeministri Sali Berisha dha këtë përgjigje kur u pyet nga gazetarët pas takimit me Presidentin Ilir Meta nëse do vepronte njësol pasi ky i fundit ka lënë të kuptohet në një deklaratë disa ditë më parë se “Parlamenti me një dekret shpërndahet”.
“Ti servirësh shqiptarëve si parlament ndërkohë që kushtetuta e ka përcaktuar 140 deputetë, unë s’mund të them sikur të kisha qenë se s’më lejohet por ai parlament për mua e meritonte mbylljen, gozhdimin e dyerve që në shtatorin e vitit që shkoi”, tha Berisha.
Deklarata e tij erdhi pas 30 minutash takim në Presidencë me Presidentin Meta, i ftuar në vijim të turit të konsultimeve që kreu i shtetit ka nisur për të diskutuar për situatën që ndodhet vendi
Ish-kryeministri, Sali Berisha tha se betimi tek noterja, Miranda Xhemalçe e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi është një “betim në Lanë”.
Sipas Berishës betimi është akti më solemn dhe jashtë Presidentit betimin e bëjnë vetëm ata që integritetin e kanë zero.
“Betimi është betim, akti më solemn. Unë jam betuar kur kanë qëndruar këtë zyrë dhe kam qëndruar 3 ditë pa lëvizur prej saj sepse isha i betuar kur u sulmua.
Ju tregoj edhe këtë tjetrën Presidenti i Amerikës ngatërroi një fjalë dhe u detyrua të bëjë betimin për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Nuk është një akt në Lanë betimi, ashtu është për këta që integritetin e kanë zero. Në Lanë betim bëjnë vetëm horrat e narko shtetit dhe askush tjetër”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



