E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja cila skuadër fiton sipas astrologes?
Lajme

Ja cila skuadër fiton sipas astrologes?

Meri Shehu, parashikuesja shqiptare e njohur për leximin e yjeve ka treguar fituesin e ndeshjes Roma-Feyenoord.

Sipas saj, e favoriziar për ta fituar ndeshjen e sotme është skuadra e Feyenoord pasi skuadra hollandeze e Rotterdamit i përket shenjës së Gaforres.

Planeti i Jupiterit, thotë Meri do i japë fitoren holandezëve ndërkohë që edhe Roma, skuadër e cila është nën shenjën e Binjakve do ketë shkëlqimin e vet.

Parashikimi sipas Merit

”Është Mërkuri i kundërt dhe duhet patur kujdes. Kush do gabojë më pak do fitojë. Roma është skuadër në shenjën e Binjakëve dhe Mërkuri i kundërt e penalizon disi. Kurse Feyenoord është në shenjën e Gaforres dhe ka një lloj shkëlqimi. Edhe Roma ka shkëlqim se është Dielli në Binjak, por Gaforrja e ka aty ku duhet shkëlqimin. Roma duhet të jetë shumë e vëmendshme që ta kapë këtë energjinë e bukur të Diellit dhe të ketë kujdes mos t’ja marrë fitoren papritur Gaforrja, e cila ka Jupiterin në shtëpinë e 10, që është shtëpia e kurorëzimeve, fatit. Astrologjikisht kur një planet është në shtëpinë e 10 ti merr maksimalen në atë që reklamon, merr pushtetin, famën.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.