E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja cilët janë emrat në tryezën e PS
Lajme

Ja cilët janë emrat në tryezën e PS

Mazhoranca socialite e Edi Ramës do zgjedhë më 4 Qershor Presidentin e ri të Republikës me mandat 5-vjeçar, në raundin e katërt të procesit. Tre raundet e para ku kërkohej konsensusi me opozitën, dështuan! Socialistët kanë mbi tavolinë disa kandidatë, por më 3 qershor, në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, të majtët do vendosin vetëm për një emër i cili do votohet të shtunën në Parlamentin e Shqipërisë.Artan Fuga: Kush po e shantazhon Presidenten e re, ende pa u zgjedhur?!

1

Me rastin e zgjedhjes të Presidentit të ri të Shqipërisë nga të gjitha anët e politikës dhe medias, nga pushteti dhe nga opozita, ka një prirje për ta zhvleftësuar rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës.

E gjithë alibia mbështetet te iluzioni se meqë kompetencat e presidentit janë disi të kufizuara, meqë në vitin 2008 opozita e sotme dhe pushteti i sotëm sëbashku i kufizuan edhe më shumë kompetencat e presidentit, meqë zgjedhja e tij në raundin e katërt dhe të pestë bëhet me shumicë të thjeshtë votash, atëhere nxirret përfundimi sa i gabuar aq edhe i mbrapshtë se: Presidenti nuk vlen për gjë! Presidenti është një kukull, ta zemë si Kardashian!

Redaksia  e ‘Publik.live’ ka mësuar se emri  surprizë është Ilirian Celibashi.  Aktualisht  Kryetar i KQZ.  Celibashi ka anullluar një udhëtim për në USA pas një telefonate nga  kreyministri Rama.

Në listën e mazhorancës ka edhe emra të propozuar nga PD-ja, pavarësisht se përfaqësuesi i saj, Enkelejd Alibeaj, u tërhoq nga procesi i negociatave.

2

Socialistët duhet të përzgjedhin nga një listë emrash mes të cilëve, Majlinda Bregu, Visar Hiti, Arben Çejku, Ardian Dvorani, Halim Kosova, Mimi Kodheli, Leonard Demi, Rexhep Uka etj. Por sot do të mësohet se kush do të jetë kandidati për postin e kreut të ri të shtetit.

Maxhoranca do të propozojë vetëm një kandidat për ta votuar në Parlament si Presidentin e ri të vendit.

Ditën e shtunë në orën 12:00 përfundon procesi formal i regjistrimit të kandidaturave, kurse në orën 18:00 votohet Presidenti i ri. Këtij momenti të rëndësishëm do t’i paraprijë mbledhja e sotme e kryesinë e së PS-së, e cila do të diskutojë dhe më pas do të vendosë për kandidaturën që do të kalojë në votim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.