E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja cilit i hodhën eksploziv në oborr në mes të natës, në Vlorë
Lajme

Ja cilit i hodhën eksploziv në oborr në mes të natës, në Vlorë

Zbulohet emri i të zotit të shtëpisë në Vlorë, që iu vu eksploziv në mesnatë në oborrin e shtëpisë. Ai quhet Frederik Osmenaj. Policia tha se nga shpërthimi nuk pati viktima, por dëme të vogla materiale. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Osmenaj ka konflikte pronësie, megjithatë, Policia i ka shtrirë hetime dhe në pista të tjera.

Filmimet e kamerave në zonën përreth janë marrë nga Policia, e cila po heton për të zbuluar autorët.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.03.2019, në lagjen “Rilindja” Vlorë ka ndodhur një shpërthim dyshohet me lëndë eksplozive në oborrin e shtetasit F.O.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.