Ja emrat e negociatorëve të Bushatit për paktin e Detit me Greqinë, lista me 12 anëtarët
Zbulohen emrat e ekipit negociator të palës shqiptare lidhur me marrëveshjen me Greqinë për Kufirin Detar. 
Pjese e ekipit jane dy bashkëkryetare Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.
Nderkohe qe emrat e tjerë jane Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012; Arsen Mullai, Viktor Doda ish minister ne kohen e Nanos, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna dhe drejtori i AKBN Ardjan Bylyku.
Pjese e ekipit jane; Elira Koka Sekretare e Pergjithshme e Ministrise se Drejtësisë; Ferdi Hyraj – nga Instituti i Gjeografise; Luan Përzhita nga Instituti i Arkeologjise; Lorenc Çela nga Drejtoria e Institutit te Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko Ambasador në Londër
Emrat janë:
Ylber Dogjani, komandant i flotës detare
Artur Meçollari nga ministria e mbrojtjes
Aida Hajna, zv drejtoresha e Policisë
Armand Skapi
Arsen Mullahi
Viktor Doda
Ardjan Bylyku
Elira Koka Sekretare e Pergjithshme e Ministrise se Drejtësisë
Ferdi Hyraj – nga Instituti i Gjeografise
Luan Përzhita nga Instituti i Arkeologjise
Lorenc Çela nga Drejtoria e Institutit te Gjeohapësirës
Qirjako Qirko Ambasador në Londër
Pergjigjja e Bushatit për Metën
Pak dite pasi Presidenti Ilir Meta beri publike letren qe i kishte derguar ministrise se Jashtme duke kerkuar pergjigje per disa pika qe ishin te pathena ne kerkesen qe Bushati i kishte derguar Metes per te dhene plotfuqishmerine per negociatat me Greqine, sot behet me dije se MEPJ i eshte pergjigjur kerkesave te kreut te Shtetit.
Meta kerkoi detaje per negociatoret, metodologjine dhe objektin e negociatave.
Lajmin e ben me dije vete MEPJ e cila ne nje njoftim te shkurter per mediat, thote:
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”.
Sakaq, mesohet se Presidenca e ka konfirmuar marrjen e letres se ministrit Bushati dhe se po shqyrtohet nga personat kompetente.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



