E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja kur u pa për herë të fundit Ervis Martinaj
Lajme

Ja kur u pa për herë të fundit Ervis Martinaj

Makina ku udhëtonte ai u përdor edhe nga shënjestra e atentatit ku u vra Klisman Preçi

Ervis Martinaj është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij. Ka qenë xhaxhai i tij, Faik Martinaj i cili i ka thënë uniformave blu se prej tre ditësh nuk kanë pasur asnjë kontakt me të afërmin e tyre.

Por kush është parë për herë të fundit Ervis Martinaj

Ai besohet se ka qenë në qytetin e Laçit më 18 Korrik, në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të kushëririt të tij Brilant Martinaj i cili u ekzekutua bashkë me dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata në masakrën e Fushë Krujës.

Sipas ABC, makina “Toyota Land Cruiser” e blinduar, me të cilin lëvizte Ervis Martinaj, ka shoqëruar të gjithë ceremoninë mortore.

Me të njëjtën makinë, lëvizte edhe Ylli Ibrahimi, i cili njihet si krahu i djathtë i Vis Martinajt, bashkë me Klisman Preçin që u vra në atentat pak ditë pas masakrës së Fushë Krujës.

Nëna e Ervis Martinajt ka denoncuar në polici zhdukjen e djalit të saj.

Ajo ka kallëzuar para bluve se ka humbur kontaktet me të birin, Ervis Martinaj, një personazh i njohur i krimit në kryeqytet.

Menjëherë pas alarmit të familjarëve të Martinajt, policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për të akuzuarin e një sërë veprave penale.

Veç nënës që ka ngritur shqetësimin, xhaxhai i Ervisit ka zbuluar edhe një mesazh që atyre u ka ardhur në mënyrë indirekte nga ai.

Mesazhi i fundit që la Ervis Martinaj, me një numër që nuk e kishte përdorur më parë, ishte: “Bëni kujdes, se po na kontrollojnë e godasin si kurrë më parë”.

Ky denoncim i familjarëve të Martinajt vjen pas disa atentateve të ndodhur në zonën e Fushë-Krujës ku shënjestër ishin shokët e Ervis Martinajt.

Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.