E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja kush e çoi Xhelal Mziun sot në dyert e SPAK
Lajme

Ja kush e çoi Xhelal Mziun sot në dyert e SPAK

Deputeti Xhelal Mziu, ish-kryebashkiak i Kamzës, ka bërë sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit: Banesat sociale! Ai është thirrur të japë sqarime. Mësohet se  Mziun  e ka paditur pasardhësi i tij socialist në bashkinë e Kamzës, Rakip Suli, që e ka akuzuar për shpërdorim detyre, si favorizues të firmave private që kanë bërë ndërtime në Kamzë pa i dhënë shtetit pjesën që i takonte sipas ligjit për banesa sociale.

Rakip Suli e ka akuzuar Xhelal Mziun se se ka favorizuar subjekte private që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar që t’ia jepnin 3 % të sipërfaqes funksionale, bashkisë së Kamzës, për banesa sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.