E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja kush është anëtarja më e re e Gjykatës së Lartë
Lajme

Ja kush është anëtarja më e re e Gjykatës së Lartë

Arbena Ahmeti është anëtarja më e re Gjykatës së Lartë. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për emëruar në këtë detyrë gjyqtaren më të re Ahmeti, e cila ka qenë më parë në Gjykatën Administrative në Tiranë.

“Në funksion të jetësimit të një ndër prioriteteve të tij kryesore, atij të vendosjes në funksionim të plotë të Gjykatës së Lartë, duke emëruar individë me integritet të lartë etik dhe profesional, pas përfundimit të procedurave të verifikimit për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 84, datë 26.02.2020, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së kandidatëve si më poshtë: Arbena Ahmeti”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së.

Në vijim të vendimmarrjes së mësipërme, Këshilli vendosi të propozojë për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 84, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidaten znj. Arbena Ahmeti, duke disponuar gjithashtu edhe për të drejtën e ankimit brenda 5 ditëve, nga dita e njoftimit të vendimit.

“Këshilli ka avancuar me prioritet përpjekjet që Gjykata e Lartë të rifitojë kuorumin e nevojshëm  për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të adresimit të çështjeve të prapambetura për të çuar më tej objektivat thelbësore të reformës në drejtësi përmes konsolidimit të një gjyqësori plotësisht të pavarur, të paanshëm, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Zonja Ahmeti ka kaluar fazën e vlerësimit në procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.