Ja kush është Gentian Doda, i kërkuari nga Interpoli që liroi gjyqtari Miri
Kjo foto i veshur me një bluzë të kuqe është e vetmi imazh i Gent Dodës vendosur në faqen e interpolit kur ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në vitin 2000.
Në këtë foto siguruar nga policia Doda ka qenë vetëm 18 vjeç. Zhvillimet e reja ku ai dyshohet se është përfshirë në korrupsionin e një gjyqtari për të fituar lirinë e ka sjellë edhe njëherë tjetër në vëmendjen e policisë përsëri si person në kërkim.
Burimet policore pohojnë se Gentian Doda për momentin është një prej shqiptarëve më të kërkuar në të gjithë Shqipërisë. Po ashtu shenjat e gishtave dhe kjo foto i është dërguar Interpolit dhe Europolit. Prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen hetimore ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri ka një sërë provash, mesazhe telefonike dhe biseda në Whats app ku përfshihet Doda. Gentjan Doda dyshohet se është arratisur duke kaluar kufirin e gjelbër me Kosovën.
(Gentjan Doda në moshën 18-vjeçare, kur kreu vrasjen në Burrel)

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



