Ja kush është ‘kunati’ i Henri Çilit
Është pikërisht djali në të majtë të fotos, vëllai i bashkëjetueses së Henri Çilit.
Pikërisht Gazmir Hajdinaj, është njeriu i parë që zbuloi hetimi në operacionin që u finalizua me arrestime të bujshme dhe që vuri në pranga botuesin Henri Çili, avokatin e tij Ilir Korbi, si dhe biznesmenin e njohur Seit Fishta.
Hajdinaj është një person me precedentë penalë, i dënuar më herët për vepër penale.
SI NISËN PËRGJIMET/ shtator 2019- shkurt 2020
Një telefonatë e përgjuar mes Gazmir Ajdinajt dhe Adil Alikos nga Lazarati, ky i fundit babai i Arbion dhe Alban Alikos, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha gjatë operacionit anti- drogë në Lazarat, nxiti hetuesit të vazhdonin përgjimet.
Sipas telefonatave të përgjuara, babai i vëllezërve Aliko i kërkon ndihmë Gazmir Ajdinajt për lirimin e djemve të tij duke përmendur edhe një shumë parash prej 1 mln eurosh.
Ajdinaj pranon ta ndihmojë dhe i ndërmjetëson Adil Alikos një takim me botuesin e UET Henri Çili.
TAKIMI I ÇILIT me ADIL ALIKON
Takimi u realizua më 7 dhjetor 2019 por sipas të dhënave që kanë rrjedhur nga dosja, gjithçka është filmuar dhe regjistruar nga ana e prokurorëve.
Henri Çili bie dakord që të zbresë shumën e 1 mln eurove në 750 mijë euro. Por pagesa do të bëhej në cash dhe prona.
10 JANAR 2020
HENRI ÇILI autorizon përmes një prokure bashkëpunëtorin e tij Betim Shkupi që të marrë nga Shoqëria ‘Fishta shpk’ në Velipojë 2 prona, në formën e ‘dhurimit’.
Në dosje thuhet se pas mbylljes së marrëveshjes, Çili ka telefonuar Ajdinajn, pra vëllain e bashkëjetueses së tij për t’i thënë se ‘gjithçka shkoi për mrekulli’ dhe se ‘e meritonte një shpërblim’.
3 shkurt 2020- Prokuroria nuk i ndahet përgjimeve
Henri Çili flet me Drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës dhe i kërkon të veprojë shpejt për regjistrimin e pronave të dhuruara nga ‘Fishta shpk’.
Drejtoresha tregohet e gatshme dhe i kërkon t’i nisë dokumentat për ta mbyllur sa më parë procesin.
TAKIMI I ÇILIT ME ZYRTARIN E LARTË TË DREJTËSISË
Emri ruhet me fanatizëm nga burimet e prokurorisë por mësohet se Çili ka takuar një drejtues të lartë të drejtësisë në ambientet e Hotel Tiranës.
Ky takim është përgjuar dhe ky mendohet të ketë qenë momenti kulminant i gjithë veprimtarisë hetimore, pas të cilës u vendos edhe lëshimi i urdhër arrestit për botuesin Çili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



