Ja lëvizja që bën kreu i grupit parlamentar të PD pas mbledhjes ku debatoi me ish-kryeministrin
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të rimblidhet sërish këtë të enjte, për të dytën herë brenda ditës. Fokusi dhe tema në mbledhjen e orës 9:00 që zgjati vetëm disa minuta ishte debati që shkaktoi prezenca në këtë mbledhje e ish kryeministrit Sali Berisha.
Lideri historik i PD-së ka pasur një debat me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit i ka kërkuar Berishës të mos marrë pjesë në këto mbledhje pasi sipas tij nuk është pjesë e grupit demokrat parlamentar. Por një vendim të tillë, që e ka përjashtuar nga grupi, Berisha nuk e njeh.
Mësohet se mbledhja e dytë e grupit parlamentar të PD do të mbahet pas përfundimit të seancës plenare të së enjtes, me kerkese te Enkelejd Alibeajt si kreu i grupit.
Ndërkohë që në orën 9, në këtë mbledhje mungonin disa deputetë, mes tyre edhe ish kryetari i PD, Lulzim Basha.
DEBATI NE MBLEDHJEN E ORES 9:00
Kyetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj është shprehur se prezenca e Berishës është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti.
Sipas tij, Berisha po zhvlerëson vendimet e organeve të kësaj partie duke nisur nga përjashtimi i tij nga grupi parlamentar dhe çdo forum tjetër.
Berisha i është përgjigjur se çdo organ vendiMmarrës në PD ka qenë ilegjitime që prej Kuvendit të 11 dhjetorit.
Ish-kryeministri shprehet se i vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.
Alibeaj: Nuk je pjesë e grupit, sepse je i përjashtuar më 9 shtator. Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.
Berisha: E ke gabim. Z.Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



