E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Publik News

Ja parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Java që sapo ka nisur parashikohet të jetë një tjetër javë “tipike” e vjeshtës, me mot me vranësira, por edhe ditë me diell.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e sotme ( e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herëpashershme me diell.

Në zonën e jugut do kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar, ndërsa në zonën e qendrës, reshjet do jenë me intensitet të ulët dhe kryesisht orët e drekës.

Duke nisur nga dita e Martë deri dhe në mesditë të ditës së Enjte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët pa munguar vranësirat kalimtare. Gjatë ditës së Enjte pas orëve të mesditës nis depërtimi i vranësirave ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugperëndimit parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët.

Java mbyllet me ditën e Premte me mot me vranësira të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash në të gjithë territorin.

Në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim dhe jugperëndim intensiteti i reshjeve deri i lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.