Ja për çfarë u pyet Ilir Meta në SPAK: Propagandë! Rama do të zhvendosë vëmendjen
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga SPAK, pas dy orësh marrje në pyetje.
Ai foli për mediat para se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.
Kujtojmë se më 22 Shkurt të këtij viti, Meta ka dhënë rreth 3 orë dëshmi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA. Hetimet e SPAK lidhen me privatizimin e kompanisë dhe dyshimet për abuzime me mbledhjen e borxheve.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se nuk ekziston asnjë akt apo shkresë që ai të ketë nënshkruar në interes të dikujt. Pas daljes nga SPAK, Meta tha se kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama.
“Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA edh CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi.”, tha ai.
Mes të tjerash Meta tha se “Dua të theksoj se asnjë akt, shkresë, dokument, nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt. Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë.”.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët për hetimet për lobimin rus, u shpreh se do “përballet me drejtësinë e me çdo të vërtetë”.

Meta u pyet edhe për kallëzimet e depozituara në SPKA nga PL për incenereatorët, ku u përgjigj duke thënë se “Inceneratori nuk është atje”, duke shtuar se nuk ka marrë asnjë informacion për kallëzimet e tij.
Pyetje: Jeni gati të përballeni me drejtësinë? SPAK është aktivizuar dhe për dy denoncime të tjera të cilat ka dërguar letërporosi jashtë vendit?
Ilir Meta: Mos kini asnjë shqetësim do përballemi me drejtësinë, do të përballemi me çdo të vërtetë. SPAK është aktivizuar për 100 denoncime, problemi është se inceneratori nuk është atje, ky është problemi. Për kallëzimet e mia nuk kam marrë asnjë informacion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



