E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja pse LUFTA është shpallur vetëm në facebook nga Surreli!
Publik News

Ja pse LUFTA është shpallur vetëm në facebook nga Surreli!

Ja pse Ilir Meta, siç e kam thënë që para 2 marsit, është thjesht një pokerist i rëndomtë në tavolinën e madhe dhe thjesht “grushtin e shtetit” e vuri si monedhë për të rritur podin!

Nëse një autokrat i sprovuar ka mbyllur njerëzit në shtëpi, ka çuar shtetin në karantinë dhe qeveris me rrjete sociale vendin duke shpallur luftën, nëse ai që e akuzoi këtë të parin për grusht shteti del e flet 20 minuta në tv se si të ruajmë veten…ky PO që

ËSHTË GRUSHT SHTETI!

Ju kam ripostuar këtu nenin 170 të kushtetutës. Shqip dini, kështuqë i lexoni pikat 2, 3, 4!

I lexove?

Tani pyetje për ty:

Kosova me më pak raste se ne e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
■ PSE SHQIPËRIA NUK E SHPALL EDHE PSE KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË PËRSËRIT SE JEMI NË LUFTË DHE MASAT JANË PREJ LUFTE?

■ NË KOSOVË E SHPALLI PRESIDENTI POR KRYEMINISTRI NUK QE DAKORD. PSE? (Lexo pyetjen pasardhëse dhe aty e ke përgjigjen)

■ Lexo edhe një herë pikën 3 të nenit 170 të Kushtetutës këtu poshtë dhe përgjigjju pyetjes: NËSE LIGJI I LUFTËS A I GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME SHPALLET DHE QEVERIA DUHET TË PËRCAKTOJË HUMBJET NGA KUFIZIMI I LIRIVE DHE SHPËRBLIMIN PËR TO.
a) A ka interes qeveria të na dëmshpërblejë?
b) A ka vullnet qeveria të na dëmshpërblejë?
c) A KA MUNDËSI FINANCIARE DHE EKONOMIKE SHTETI TË NA DËMSHPËRBLEJË?

■ NËSE PËRGJIGJJA PËR PIKAT a, b dhe c ËSHTË “PO”, ÇFARË ARSYEJE KA QË NUK ZBATOHET NENI 170 I KUSHTETUTËS?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.