E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ja pse u ekstradua me shpejtësi në Itali, financieri i ‘Habilajve’
Lajme

ja pse u ekstradua me shpejtësi në Itali, financieri i ‘Habilajve’

Ekstradimi i papritur i Nezar Seiti një ditë më parë ka lënë jo pak njerëz të habitur. Fakti se ai ishte në hetim në Shqipëri dhe u dërguar në Itali, ka sjellë edhe akuza të shumta ndaj ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook, se Nezar Seiti, është ekstraduar pasi po bëhej i penduar i drejtësisë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Financieri i bandes Habilaj – Tahiri u ekstradua sepse po behej i penduar i drejtesise!

Te dashur miq, pas zgjedhjes se tij si kryegjykates dhe kryeprokuror, kreu i meduzes dhe mafies ne Shqiperi veproi me shpejtesi te rrufeshme. Ai liroi Soton, qe ne makinen e tij se bashku me Tahirin transportonin milion euro para krimi, i ktheu me urgjence pashaporten Tahirit, liroi nga burgjet kriminele te rrezikshem nderkombetar dhe ekstradoi, duke keqshfrytezuar ndrikull Gjonajn, financierin e bandes Habilaj – Tahiri, i cili i kishte dhene vetem ketij te fundit miliona euro nga trafiqet e bandes se tij.

Largimi me urgjence nga Shqiperia i financierit u be sepse ai kishte dhene shenja te qarta se deshironte te behej i penduar i drejtesise.

Duke ekstarduar financierin e bandes Habilaj – Saimir Trafiku, i cili po pranonte te behej i penduari i drejtesise, kryegjykatesi dhe kryeprokurori mbylli perfundimisht dosjen e tyre!

Ky eshte nje akt tjeter kriminal, per te cilin ne mungese te plote te hetimit dhe drejtesise duhet te marre pergjigjen e merituar vetem e vetem nga revolta masive popullore e 27 janarit, tik taku i ores se te ciles po afron!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.