E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Ja sa kushton një vend parkimi në Sheshin Skënderbej

Një nga qëllimet e sheshit të ri “Skëndërbej” është edhe zgjidhja e parkimit, që kohëve të fundit ishte shndërruar në “ferr” për shumë qytetarë të Tiranës.

Rreth 300 vende parkimi në të dy katet e tij janë vënë në dispozicion të qytetarëve gjatë dy ditëve të fundit.

Si hyrja, ashtu edhe dalja e vetme e parkingut është në krah të bankës së Shqipërisë, ndërsa këmbësorët kanë 3 daljet, përfshirë edhe një ashensor.

Megjithatë, sa do të kushtojë një vend parkimi në Parkingun më të madh në Shqipëri?

Siç mund ta kuptoni nuk është falas dhe ekzistojnë tarifa të caktuara, në varësi të kohës që doni të qëndroni brenda tij.

Çdo drejtues automjeti e merr biletën në hyrje në mënyrë elektronike dhe që në hyrje njihet me vendet e lira në këtë parkim.

Tirana parking, agjencia publike në varësi të bashkisë së Tiranës është menaxhuesja e vetme e këtij parkimit, e cila ka publikuar edhe çmimet.

0-3 orë pagesa është 200 lekë

3-8 orë 500 lekë

8-12 orë 800 lekë

12-24 orë 500 lekë

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.