Ja sa vite burg kërkohen nga prokurori për ish-kreun e bashkisë
Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për te pandehurit.
Për ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj janë kërkuar 3 vite burg dhe për ish nënkryetarin Enver Hafizi 2 vite burg.
Prokuroria ka kërkuar per ish kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka dënimin me 4 vite burg. Ndërkohë që është kërkuar të asgjesohen praktikat e regjistrimit te pasurisë që është tjetërsuar.
Kujtojme se Frrokaj u ne pranga ne nje operacion policor ne 2018, se bashku me 11 zyrtare te tjere, por me pas u la me arrest shtepie.
Fran Frrokaj u akuzua se në bashkëpunim me persona te tjere duke abuzuar me detyrën kanë kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
Vendimi i plotë i gjykatës së Lezhës qe e la ne “arrest shtepie”
1. Pranimin pjeserisht te kerkeses.
2. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Fran Frrokaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Fran Frrokaj, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.
3. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Enver Hafizi me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Enver Hafizi, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.
4. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Gjok Ndoka me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Gjok Ndoka, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.
5. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuares Gjelina Bacaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
6. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Dilaver Neli me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi”, duke urdheruar te dyshuarin Dilaver Neli, te mos largohet nga banesa e tij qe ndodhet ne Mamurras, Bashkia Kurbin.
7. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Ardenis Haxhia me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
8. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Enkelejd Zefi me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
9. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuarit Frrok Frroku me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
10. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Pjeter Gjoni (Lini) me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi”, duke urdheruar te dyshuarin Pjeter Gjoni (Lini), te mos largohet nga banesa e tij qe ndodhet ne Mamurras, Bashkia Kurbin.
11. Ngarkohet Prokuroria e rrethit gjyqesor Lezhe per ekzekutimin e ketij vendimi.
12. Kundër këtij vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



