Ja se në cilin qytet europian shijohet më shumë jeta e natës
Hamburg, Gjermani, është emëruar si qyteti ku shijohet më së shumti jeta e natës, nga të gjitha vendet e tjera të botës.
Kjo sipas një studimi nga platforma e rezervimit të hosteleve Hostelworld, i cili ka vëzhguar se si banorët e 41 qyteteve në 27 vende të botës vlerësojnë jetën e natës në qytetet e tyre.
Kompania intervistoi 4,100 banorë të qyteteve në mbarë botën, duke u bërë atyre pyetje në lidhje me pesë kategoritë e mëposhtme:
Cilësia e jetës së natës (duke përfshirë shumëllojshmërinë e gjërave për të bërë dhe kënaqësinë e përgjithshme).
Mikpritja banorëve vendas (duke përfshirë se si ata janë mirënjohës për turistët dhe sa e lehtë është takimi me njerëzit.)
Sa të sigurt ndihen
Sa e lehtë është të lëvizësh nëpër qytet
Kostoja
Hamburgu doli në krye të kësaj liste duke u shpallur si qyteti më mikpritës për turistët, vendi më i mirë për t’u takuar me njerëz të rinj dhe lehtësia e gjetjes së rrugës për shkak të transportit të shkëlqyer publik dhe afërsisë së destinacioneve kryesore me njëri-tjetrin.
Hamburgu u ndoq në list nga Kopenhagen e cila mori një vlerësim të lartë për sigurinë dhe cilësinë e jetës së natës në sajë të disponueshmërisë së aktiviteteve dhe “kënaqësisë së përgjithshme”, por u rrëzua për shkak të kostos.
Këtu janë 10 qytetet më zbavitëse në botë për sa i përket jetës së natës:
Hamburg, Gjermani
Kopenhagen, Danimarkë
Berlin, Gjermani
Dublin, Irlandë
Amsterdam, Holandë
San Francisco, Shtetet e Bashkuara
Goteborg, Suedi
Pragë, Republika Çeke
Varshavë, Poloni
Nju Jork, Shtetet e Bashkuara
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


