E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja si i shmangej autoriteteve “baroni” shqiptar i drogës në Kolumbi! Miliarda dollarë në muaj nga shitja e kokainës
Publik News

Ja si i shmangej autoriteteve “baroni” shqiptar i drogës në Kolumbi! Miliarda dollarë në muaj nga shitja e kokainës

Shqiptari Agim Çerma i arrestuar në Kolumbi si drejtues i kartelit të drogës bënte një jetë shumë të thjeshtë. Mediat vendase kanë zbuluar detaje të reja nga jeta e baronit të drogës, ku ai kishte zgjedhur një kamuflim thuajse perfekt për të mbuluar fitimet marramendëse që merrte nga prodhimi dhe trafikimi i kokainës.

Agim Cerma prodhonte 2 miliardë dollarë në muaj për kartelin e drogës. I njohur me nofkën “Jimmy” ai tregohej shumë i kujdesshëm në jetën e përditshme. Shqiptari nuk kishte makina apo celularë dhe jetonte në një shtëpi me qira.

Në përditshmëri ai përdorte transportin publik dhe linja ajrore të përgjithshme si dhe hiqej sikur punonte si inxhinier. Çerma u shpërngul në vitin 2014 në Kolumbi me bashkëshorten dhe njerkun e tij dhe morën me qira një banesë në veri të Baranquilla-s.

Për të, kjo zonë ishte perfekte për të ushtruar aktivitetin e tij kriminal pasi ishte shumë pranë porteve kryesore ku ai mund të dërgonte ngarkesat e mëdha të drogës. Ai mbushte anije ose gomone me kokainë e për t’i dërguar më pas në SHBA dhe në vendet europiane.

RRITJA E KËRKESËS DHE JUSTIFIKIMI I PARAVE

Me kalimin e kohës, u rrit kërkesa për trafikimin e kokainës, ndaj Çerma duhej të mendonte se si të rriste prodhimin dhe se si të justifikonte paratë që vinin nga çdo transport. Nga hetimet e kryera rezulton se ai e bënte këtë përmes palëve të treta të njohur si ndërmjetës.

Por rritja kërkesës për transportin e drogës rezultoi në fundin e tij. Megjithëse Çerma paguante shuma marramendëse për të korruptuar zyrtarë të lartë të aviacionit për të shmangur kontrollet nëpër porte, sërish autoritetet ranë në gjurmë të tij.

IU KAPËN 17 MLN EURO KOKAINË, AGIM ÇERMA EMISAR I MAFIES, DROGËN E ÇONTE DREJT BULLGARISË

Fuqia e organizatës kriminale e drejtuar nga shqiptari Agim Çerma ishte aq e madhe sa kishte arritur të korruptonte edhe zyrtarët aviacionit në Kolumbi për të mundësuar trafikimin e kokainës me “charter” për në Europë. Udhëheqësi shqiptar i grupit, i njohur edhe si “Jimmy”, jetonte prej disa vitesh në Barranquilla, ndërsa u arrestua tri ditë më parë në Montería të Kolumbisë. Ai kishte bërë marrëveshje me “Clan del Golfo”, kartel i fuqishëm kolumbian i drogës dhe i përfshirë në dhjetëra vrasje, nga ku furnizohej me kokainë. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari, ishte emisar i Kartelit Ballkanik dhe investitori kryesor i organizatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.