E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jahmir Hyka bën lëvizjen surprizë, kalon te një tjetër skuadër në Izrael
Publik News

Jahmir Hyka bën lëvizjen surprizë, kalon te një tjetër skuadër në Izrael

Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me skuadrën tjetër të Superligës izraelite, duke qëndruar gjithsesi brenda të njëjtit kampionat, por duke u bashkuar në skuadër me një tjetër lojtar shqiptar, si Sabien Lilaj, që te Tziona është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm.

Hyka, i cili u transferua vitin e kaluar në Izrael nga kampionati amerikan me skuadrën e Maccabi Netanya, kishte mundur të shënonte 4 gola deri në këto momente, ndërsa në total gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 17 ndeshje, ku në 7 ka qenë titullar.

Aktualisht skuadra e tij e re, Sektzia Nes Tziona, renditet në vendin e fundit në kampionat me 15 pikë dhe duke qenë në garë për mbijetesën.

Si ekipi që ka shënuar më pak në Premier Ligën izraelite, Tziona ka nevojë për shërbimet e Hykës që pritet të sjellë më tepër fantazi në skuadër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.