E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan në Dhërmi!
Lajme

Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan në Dhërmi!

I shoqëruar nga policia, sheiku do takohet me  Ramën

Këtë të shtunë, jahti luksoz “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, është stacionuar përballë Havanës së Vjetër, në Dhermi.

Sheiku bin Zayed Al Nahyan është larguar nga jahti me skaf, i shoqëruar nga policia. Burime nga vendngjarja tregojnë se ai është duke shkuar drejt vilës së kryeministrit Rama.

Më herët zëvendëskryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan ka vizituar edhe Tiranën, ku është pritur me gjithë salltanetet nga kabineti Rama.

Kujtojmë se disa ditë më parë, kryeministri Rama ka pritur në një takim privat në Dhërmi edhe Alexandër Soros dhe bashkëshorten e tij, Huma Abedin. Kujtojmë se miliarderi i majtë po hetohet në disa fronte në SHBA për iniciimin e sulmeve politike ndaj presidentit Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.