Jahti i braktisur në Shëngjin, zbulohet emri i milionerit turk dhe dyshimet se mund të jetë vrarë
Të reja me rëndësi mësohen nga jahti milionerit turk, që u gjet i braktisur sot në ujërat shqiptare dhe u ankorua në portin e Shëngjinit nga Policia.
Sipas dokumentacionit të rregullt dhe një pasaporte që u gjet brenda në jaht, ai është pronë e shtetasit turk Sevgin Yavuz, 53 vjeç.
Mësohet se 53-vjeçari është biznesmen i famshëm në Turqi dhe ka qënë për pushime në Adriatik. Më parë ka qenë në Malin e Zi dhe kishte dalë me jaht nga porti i Tivarit.
Roja i portit të Shëngjinit, Nikoll Doda, tregoi sesi peshkarexhat e kanë parë jahtin luksoz me motor të ndezur në det të hapur. Ai dyshon se jahti është braktisur, pasi pronari mund të jetë mbytur ose vrarë. Hetimet vazhdojnë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



