E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Jam Mysliman”, është prezantimi më i ri letrar i Ben Blushit
Flash

“Jam Mysliman”, është prezantimi më i ri letrar i Ben Blushit

Nuk kam më asnjë suprizë për renditjen llogjike dhe ritmin e këndshëm të prezantimit të dijeve të Tij. Është i njohur Beni tashmë për stilin intrigues dhe ritmin e lartë.

Një roman 240 faqesh pa asnjë dialog në të (preferencë e lexuesit dembel) , por që përpihet, jo thjesht lexohet.

Këtë rradhë Blushi vjen me një shkrimtar ateist që banon në rrugën e Kavajës, bashkjeton me një grua të dytë, të cilën nuk e dashuron por argëtohet seksualisht me të.

Në lagje vendosen ligjet e shariatit, ku fillojnë edhe ndëshkimet për të pamoralshmit. I helmuar keq nga ideja se gruaja e Tij ia dridhte me Imamin e xhamisë së lagjes, shkruan një libër ku islamikët ekstremistë vihen në krye të shoqërisë dhe gjatë një ceremonie synetllëku, shkulin edhe Skënderbeun (armikun e përjetshëm të islamikëve) nga sheshi.

Shkrimtari dhe e shoqja shkojnë në Arabi. Shkojnë edhe në Mekë madje. Në Arabi, i eksituar edhe nga një mjaltë afrozdiak, përpara se të bënte seks disaherësh me gruan e tij, bën përshkrimin më fantastik të figurës dhe portretit të Muhamedit. Kam bindjen se askund në letërsinë botërore nuk gjendet ky përshkrim. “Fotografi i Allahut” është gjetje e paparë, që fshehu imazhin e tij për të ngritur lart Allahun.

Në Arabi ai pa se myslimanët nuk janë ata ekstremistët e Iranit, Afganistanit apo edhe të Shqipërisë së rrugës së Kavajës.

Muslimanët e origjinës, të Arabisë pra, janë qytetarë, të dashur, të ditur, tolerantë, tregëtarë e të zhvilluar.
Islamikët jashtë Arabisë kanë shpikur ekstremizmin.

Tezë kjo e artikuluar mjeshtërisht.

Në fund shkrimtari kthehet në Shqipëri ku vendoset nën presionin e një turme ekstremistësh, që i kërkojnë hesap pse kishte vizituar Mekën, pa lejen e tyre.

Budallëqe të tilla, jo vetëm për fenë por edhe për politikë e medemek moral, ka plot në FB, me thënë të drejtën.

Në këtë mjedis presioni, zbulon se ai bashkjeton me një gjykatëse të shariatit dhe se e vetmja rrugë shpëtimi paqsor nga ai rrethim i egër është të bëhet musliman.

Shkrimtarti dorëzohet.
Ai bëhet mysliman i Arabisë të paktën, jo islamik ekstrem.

Ky është shkurtimisht romani i Blushit.
Aspak provokues. Përkundrazi artikulon disa të vërteta sociale që janë midis nesh.

Romani është një manifest interesant letrar i besimit.

Ju siguroj që është edhe informativ i koncentruar mjeshtërisht. Në një fjali mund të gjeni një histori, ndërsa në një paragraf historinë e botës.

Lexojeni se ja vlen!

Big Bravo Ben Blushi!/ Ylli Manjani

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.