E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jamal i thyen rekordin Pelesë, finalja e parë me dy adoleshentë
Lajme

Jamal i thyen rekordin Pelesë, finalja e parë me dy adoleshentë

Kol Palmer është zëvendësuesi i parë që shënon një gol barazimi në një finale të Kampionatit Evropian që nga Silvain Viltord në “Euro 2000” për Francën, që më në fund fitoi 2-1.

jamal

– Kjo është finalja e parë e UEFA EURO ose e Kupës së Botës FIFA që shikon dy adoleshentë të ndryshëm të startojnë ndeshjen (Lamin Jamal dhe Kobi Meino).

– Në moshën 17 vjeç dhe një ditë, spanjolli Lamin Jamal është lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur në një finale të Kupës së Botës FIFA ose të Kampionatit Europian UEFA, duke thyer rekordin e Pelesë në Kupën e Botës 1958 (17 vjeç e 249 ditë). 2000

– Ljuk Shou është lojtari i parë që bën startin e tij të vetëm në një turne UEFA EURO në finale që nga Marko Delvekio në “Euro 2000” për Italinë. Mbrojtësi i Mançester Junajtid është lojtari i vetëm në njërën prej formacioneve startuese të finales së mbrëmshme që ka shënuar në një finale të turneut të madh ndërkombëtar.

– Anglia nuk kishte humbur kurrë një ndeshje në Berlin në gjashtë ndeshjet përpara finales (4 fitore, 2 barazime). Vetëm në Helsinki (8), Amsterdam (7) dhe Sandërlend (7) ka luajtur më shumë ndeshje pa pësuar kurrë humbje.

– Garet Sauthgejt u bë trajneri i tretë që mori drejtimin e më shumë se një finaleje të Kampionatit Europian të UEFA-s (përjashtuar përsëritjet), pas Helmut Shënit (1972, 1976) dhe Berti Fogstit me Gjermaninë (1992, 1996).

– Anglia u bë vendi i parë në historinë e Europianit që humbet dy finale radhazi. – Spanja fitoi titullin e katërt europian, tani askush nuk ka fituar më shumë se ta në kontinent.

– Niko Uilliams u bë shënuesi i dytë më i ri në një finale të Europianit (22 vjeç e 2 ditë) në finalen kundër Anglisë. Vetëm Pietro Anastasi (20 vjeç e 64 ditë) ka shënuar në një moshë më të vogël në një finale, në ItaliJugosllavi në ripërsëritjen e finales së turneut 1968.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.