E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Janari i peshqve të mëdhenj”/ Lu jep ultimatumin e fundit…
Lajme

“Janari i peshqve të mëdhenj”/ Lu jep ultimatumin e fundit…

Ndërkohqë që në rrjetet sociale, media dhe debate publike flietet për arrestimin e peshqve të mëdhenj, që ishte paralajmëruar për muajin janar nga ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, ka reaguar ky i fundit.

Me anë të një postiminë rrjetet sociale, Ambasada Amerikane, kërkon nga politika dhe autoritetet shqiptare në tërësi, mbajtjen e premtimit për luftën kundër krimit të organizuar.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? “, – thuhet në postimin në fjalë.

Më tej ambasadori Lu kërkon, që të ketë rezultate konkrete përpara pranverës, kur pritet të ketë vendime të rëndësishme.

“Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Ambasadori Donald Lu”, – përmbyll deklaratën e tij ambasadori Lu. /CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.