E mban mend mo djali i Anetës?
Dikujt i nxjerr gishtin e mesit, një tjetër e fyen, lyej shkallët i thua një tjetri, shtatshkurtësinë ia sarkazon kolegut. Harboesh mes Orietit dhe Oksidentit, ironikun bën në gjeopolitikë. Aty ku qan fillon qesh, ku qesh fillon godet, gazetarët i mallkon, mallkimin e asimilon. Hiqesh trim por trimëria të tradhëton dhe kërkon protagonizmin në një dimër të trembur kolektiv.
Leri ironitë dhe fyerjet, vazhdo puno si një skuadër, shëro aq sa të mundesh plagët dhe gëzohu që Shqipëria dhe fatkeqësia e tërmetit mblodhi bashkë hebrenj, katolikë, sunitë, artistë, sportistë, ortodoksë, pentakostë, evropianë, amerikanë, afrikanë, aziatikë, mik, armik…
Mblidh veten, racionalizo dhe shëro aq sa mundesh pasojat e fatkeqësisë. Yjet nuk rilindin dot mbi gërmadhat e tragjedisë sonë. Ky dimër i dyfishtë shqiptar patjetër do pasojë me një pranverë nganjëdhuese dhe ti thirri mendjes para se të çelin lulet e para të marsit.
2./
Sot po të shkruaj i revoltuar të të kujtoj se prej gazetarëve erdhe në pushtet dhe pushteti nesër kur ti të ikësh, përsëri i gazetarëve do të jetë!
Të fala Andi Bushatit, djalit të Vera Hysni Kapos. Andit bëji të fala se nuk është gazetar si ne por një gjobvënës cinik që po ta ha kokën qysh prej dhjetorit të vitit 1998.
E mban mend mo djali i Anetës?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



