E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jemi 11 deputetë”, Lefter Maliqi deklaron votën pro reformës zgjedhore: Opozita parlamentare t’i bëjë lapidar Bashës e Metës që i futi në lista
Publik News

Jemi 11 deputetë”, Lefter Maliqi deklaron votën pro reformës zgjedhore: Opozita parlamentare t’i bëjë lapidar Bashës e Metës që i futi në lista

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi deklaron votën pro reformës zgjedhore, madje shprehet se duhet të votohet një orë e më parë.

Maliqi tha se janë 11 deputetë të opozitës në parlament që do ta votojnë draftin me ndryshimet në kodin zgjedhor të arritur nga marrëveshja e 5 Qershorit mes PS, PD dhe LSI.

Ai ironizoi kolegët e tij opozitarë duke thënë se 90% e tyre nuk do të jenë më deputetë, ndoshta edhe vetë ai, ndaj “duhet t’i ngrenë lapidar Bashës e Metës që i futën në lista”.

Vonesat në votimin e reformës zgjedhore, Maliqi ia faturoi kryeministrit Edi Rama duke thënë se “po bën lojëra”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.