Jep dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu
Drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, ka dhënë dorëheqjen.
Lajmi konfirmohet nga vetë drejtori për mediat. Burime pranë Daiut thanë se ky vendim është marrë nga vetë Daiu, teksa ai ka thënë se e ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe përplasje me pushtetin.
Mësohet se Daiu ia ka dorëzuar personalisht në zyrë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ai ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme, tri ditë më parë, duke i kërkuar kësaj të fundit miratimin e kërkesës së tij.
Më herët u përfol se Daiu e kishte lënë detyrën pasi spitali i Kavajës ishte vendosur të përdorej si karantinë me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, por Daiu i ka mohuar këto zëra.
Ishte Partia Demokratike ajo që akuzoi qeverinë se karantina do të ishte në një spital të një zone të populluar, duke iu referuar Spitalit të Kavajës, por Ministria e Shëndetësisë i mohoi lajmet, duke thënë se karantina është në një vend të sigurtë, por nuk bëhet më dije për të mos përhapur panik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



