Jep dorëheqjen struktura drejtuese e degës Kurbin
Pakënaqësi nga Rithemelimi i Berishës
Riorganizimi i strukturave të Rithemelimit po sjellin pakënaqësi në bazë.
Preng Lala Kryetar i Rithemelimit të PD Kurbin, nënkryetari, Kastriot Marku dhe sekretari i këtij grupi, Besim Ahmata për arsye të shkeljes së statutit të Rithemelimit dhe ndërhyrjes në përzgjedhjen e kandidatit nga sekretari i Përgjithshem Flamur Noka, japin dorëheqjen nga çdo funksion tek Rithemelimi!
Konfirmimi është bërë i ditur nga vetë të dorëhequrit në PD Kastriot Marku, Preng Lala dhe Besim Ahmata, të cilët pritet të dalin në një deklaratë për mediat
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



