E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jepen grantet e para të Rindërtimit në Kamzë, Rama: Përfitojnë 771 familje. Suli i thur lavde ‘live’: Rast unikal në botë, për herë të parë një qeveri…
Publik News

Jepen grantet e para të Rindërtimit në Kamzë, Rama: Përfitojnë 771 familje. Suli i thur lavde ‘live’: Rast unikal në botë, për herë të parë një qeveri…

Kamza ka filluar me dhënien e granteve të para të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama në një lidhje ‘live’ me kryebashkiakun Rakip Suli bën me dije se 771 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga pagesat për riparimin e dëmeve.

Nga ana tjetër Suli i ka thurur lavde Ramës duke thënë se ky është rast unikal në botë, ku sipas tij një qeveri dëmshpërblen 100% dëmet e qytetarëve.

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama:  771 familje, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz.

Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit

Gjithsej janë 163 milione lekë. 349 përfitues të dëmtuar në shkallën DSI , pra dëmtime të lehta.

261 përfitues në shkallën DS2, dëmtime më të konsiderueshme. 161 përfitues për dëme të konsiderueshme, për të cilat qeveria paguan drejtpërdrejt riparimin.

Rakip Suli: Do i nxjerr paratë nga dheu dhe do jem pranë qytetarëve.

Ne si bashki kemi ngritur dhe një zyrë rindërtimi për ti ngritur hap pas hapi.

Është rast unikal, që ka ndodhur në botë, pasi për herë të parë një qeveri arrin të dëmshpërbleje dëmet e tyre 100%.

Jemi në përfundim të 21 shpijave të tërmetit të 21 shtatorit, Sot janë futur 2 familje në shtëpitë e tyre të reja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.