Jepet vendimi për gazetaren Suela Mustën
Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Krasta”.
Ka qenë kërkesa e prokurorisë që Musta të lihej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme dhe nuk kishte ndonjë rrezik për prishje provash, që ajo të qëndronte në qeli.
Masa e sigurisë për të arrestuarit e tjerë
Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan
Për Bledar Karaj, arrest me burg, lindur dhe banues në Elbasan.
Për Adem Boriçi, 61 vjeç, arrest shtepie lindur e banues në Elbasan.
Për Andrea Nathanaili, 67 vjeç, arrest me burg ,lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
Për Suela Musta, 40 vjeç, arrest shtepie,lindur dhe banues në Tiranë.
Për Izmir Hajdari, 51 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tiranë.
Për Artan Drazhi, 34 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Elbasan.
Për Ervin Tahiri, 40 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tropojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



