E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jeta amerikane e një legjende shqiptare
Lajme

Jeta amerikane e një legjende shqiptare

Lutfi Dervishi

Kur vendi po vlon nga debati mbi pensionet, sigurinë në shkollë, dhe shëndetësinë, një lajm na bashkoi të gjithëve: fati personal i një ylli të skenës së viteve të fundit të diktaturës dhe të para të tranzicionit.

Dhe çfarë bëjmë ne, populli dixhital i shqetësuar për çdo gjë që ndodh në bote? Shpallim emergjencë kombëtare në Facebook/TikTok/instagram

Askush nuk e ka mendjen te reshjet dhe përmbytjet.

Në mes të histerisë, dikush poston një foto të saj me shenimin: “Nuk e meriton këtë! Ajo këndoi ‘E dua vendin tim!’ kur vendi nuk donte as vetveten!”

Njerëz që as u ka vajtur ndërmend ndonjëherë fjala bamirësi, tani japin zgjidhje po aq të thjeshta sa edhe refrenet e këngëve të saj.

Ndërkohë, qeveria shpall shtyrjen e afatit për ligjin e investitorëve strategjike, por pakkush e vë re, sepse jemi shumë të zënë duke diskutuar në komente nëse Ajo “e la vetë Shqipërinë” apo “e la Shqipëria atë”.

Pra, çfarë mësojmë nga kjo ndodhi do të pyeste Konica? Që populli i një vendi të vogël mund të jetë më i madh në ndjenjat e tij, por vetëm kur bëhet fjalë për dikë që s’ka lidhje me vendin dhe të ardhmen e tij.

Jemi kampionë për të shprehur keqardhjen në distancë, e sidomos kur në lojë për median futen si bakshish klikimet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.