E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Jeta e gruas vlen”, shoqëria civile në protestë ditën e 8 Marsit
Lajme

“Jeta e gruas vlen”, shoqëria civile në protestë ditën e 8 Marsit

Në Ditën Ndërkombëtare të 8 Marsit, shoqëria civile protestoi për gratë dhe vajzat e dhunuara.

Në një marshim pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ata kërkuan mbrojtje me efikase nga ana e policisë dhe një kuadër ligjor të ndryshuar për sa i përket urdhrave të mbrojtjes.

Vetëm përgjatë këtij viti në Shqipëri kanë humbur jetën 9 gra, ndërsa kërkesat e grave dhe vajzave ishin për mosneglizhim të asnjë çështjeje që ka lidhje me dhunën në familje.

Përgjatë vitit 2018 nga 3690 viktima të dhunës, 1343 kanë qenë gra dhe vajza. Mes tyre, 148 raste të shkeljes së urdhrave të mbrojtjes, ndërsa ndodhën 11 vrasje brenda familjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.