E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jetoi 2 ditë dhe vdiq në koshin e plehrave! Policia jep detajet për tmerrin në Lushnje
Lajme

Jetoi 2 ditë dhe vdiq në koshin e plehrave! Policia jep detajet për tmerrin në Lushnje

Policia e Lushnjes ka dhënë detaje zyrtare në lidhje me ngjarjen e frikshme të regjistruar këtë paradite në afërsi të Bashkisë së qytetit, ku në koshin e plehrave u gjet një foshnje e pajetë.

Policia sqaron se fjala është për një foshnje të seksit femër, e cila ka jetuar në këtë botë vetëm dy ditë. Foshnjën e ka hedhur në koshin e plehrave vetë nëna e saj, një shtetase në moshë 32 vjeçare me inicialet A.N.

Për më tepër lexoni njoftimin e policisë:

“Sot në datën 30.10.2018, rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnje, në afërsi të Bashkisë Lushnje, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditëshe e pa jetë. U ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”-njofton policia.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.