E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jetojnë në Ekuador dhe së bashku kanë 214 vite, ky është çifti më i vjetër në botë
Publik News

Jetojnë në Ekuador dhe së bashku kanë 214 vite, ky është çifti më i vjetër në botë

 

Julio César Mora dhe Waldramina Quintero kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si çifti më jetëgjatë në botë. 110-vjeçari dhe 104-vjeçarja, të dy nga Ekuadori, janë njohur në vitin 1934 dhe janë martuar në vitin 1941. Së bashku, mosha e tyre është 214 vite dhe 358 ditë.

Sipas tyre, sekreti i marrëdhënies së shkëlqyer dhe respekti ndaj njëri-tjetrit që në ditën e parë kur janë takuar.

Çifti u martua fshehtazi pasi familjet respektive ishin kundër kësaj martese. Por, me kalimin e kohës dhe me durim të madh, Julio dhe Waldramina arritën që të bindnin prindërit përkatës se kishin bërë zgjedhjen e duhur.

“Kurrë nuk kemi bërë sherr dhe kurrë nuk jemi zënë. Kemi pasur mosmarrëveshjet tona, por kurrë nuk kemi futur fëmijët në mes”, tha çifti.

Ata kanë 5 fëmijë, 11 nipër dhe 21 stërnipër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.