Jetonte e vetme dhe nuk binte kurrë në sy” zbulohen detaje rrëqethëse për gruan që theri vogëlushin shqiptar”
Ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Basel të Zvicrës ku një 75-vjeçare theri me thikë 7-vjeçarin shqiptar Mërgim. L, u komentua në të gjitha mediat.
Detaje të tjera janë bërë publike nga kjo ngjarje, pasi kanë dalë dëshmitë e personave që kishin lidhje me autoren.
Pronari i banesës, të cilën e moshuara e kishte marrë me qira ka dëshmuar për krimin e rëndë. Ai ka treguar se ajo bënte jetë modeste.

Për më tepër ai ka rrëfyer:
Ajo jetonte e vetme dhe bënte një jetë modeste. Nuk binte kurrë në sy. Gjithmonë e paguante qiranë në kohë, nuk përdorte lëndë narkotike apo alkool. Ajo shkoi për shopping apo shëtitje, por nuk u kthye më asnjëherë. Një herë ose dy herë në vit, Policia ose Prokurori vinte në banesën e saj, por nuk e di arsyen”.
Për më tepër, ai ka shtuar se ajo nuk ka qenë kurrë e burgosur apo në psikiatri.
Pas vrasjes së 7-vjeçarit janë hedhur dyshime të forta se e moshuara vuan nga probleme psiqike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



