E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jo, karantinimi nuk ka më ansjë kuptim!
Publik News

Jo, karantinimi nuk ka më ansjë kuptim!

 

Masat kanë qenë minimale, orari është shkelur, po ashtu edhe mbajtja e distancës dhe përdorimi i mjeteve mbrojtëse thuajse ka qenë inekzistent.

Për gazetarin Mentor Kikia, karantina tashmë nuk ka asnjë vlerë.

“Nuk e di nëse ia vlejti shkencërisht për të luftuar virusin, por tani karantinimi ka rënë si masë. Në fundjavë të gjithë dynden rrugëve e shesheve. Nëse nuk del burri, del gruaja në turmë, dhe nëse infekltohet ajo, e “ha” edhe burri në shtëpi, dhe po kështu edhe e anasjellta”, shkruan ndër të tjera Kikia.

“Nuk besoj (ende) se i gjithë ky makth që po heq njerëzimi është një plan shoqërishë sekrete për të ndryshuar botën. As plan i “Masonëve” për të rrëzuar Donlad Trumpin. As plan i Bill Gates për të seleksionuar njerëzimin. As plan korruptiv i OBSH-se në bashkëpunim me Kinën.

Por besoj se pas kësaj që ne bëjmë në fundjavë, është budallallëku më i madh të mbyllemi gjatë javës në shtëpi, apo të kofizojmë veprimet tona.

Jo, karantinimi nuk ka më ansjë kuptim!

Nuk e di nëse ia vlejti shkencërisht për të luftuar virusin, por tani karantinimi ka rënë si masë. Në fundjavë të gjithë dynden rrugëve e shesheve. Nëse nuk del burri, del gruaja në turmë, dhe nëse infekltohet ajo, e “ha” edhe burri në shtëpi, dhe po kështu edhe e anasjellta.

Ata që kishin liridaljen, mbushën bulevardet plot, sheshet plot, lulishtet plot. Të tjerë, që i përkasin oligarkisë shoqërore, vërshuan në bregdet, meqë policia nuk i ndalon.

Jo, as gjendja e emergjencës, as gjendja e jashtëzakonshme, as karantina e asgjë tjetër nuk kanë më asnjë vlerë “mjeksore”.

Mbyllja e metejshme nuk është më një masë parandaluese, por një eksperiment social.

Fotot jane te dites sotme, ne qytete te ndryshme”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.