E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jo më kredi në euro. 
Lajme

Jo më kredi në euro. 

BSH zbardh planin e masave për de-euroizimin e Shqipërisë

15:25, 06/02/2018

Banka e Shqipërisë do të detyrojë bankat private t’u ofrojnë qytetarëve që duan të marrin kredi në euro, një kredi alternative me norma të krahasueshme në lekë. Detyrimi është pjesë e paketës së masave për de-euroizimin e ekonomisë shqiptare.

“Përveç kësaj bankat duhet t’u japin huamarrësve të tillë një shembull të shkruar që tregon se si ndryshon kësti i kredisë së marrë në valutë, nëse ndryshon kursi i këmbimit ose rritet interesi i huaj,” thuhet në strategjinë e BSH, që është publikuar në programin e reformave ekonomike 2018-2020.

Vetëm pasi të jenë plotësuar këto kushte dhe qytetari nuk pranon të marrë kredi në lekë, bankat do të kenë të drejtën për t’i dhënë kredi në valutë të huaj.

Banka Qendrore e Shqipërisë dëshiron të frenojë përdorimin e euros në mënyrë që politika e saj monetare të funksionojë më mirë, ndërsa sistemi bankar të jetë më i mbrojtur nga goditjet në kursin e këmbimit.

Për këtë qëllim, së bashku me Ministrinë e Financave ajo ka hartuar një plan masash, që do të hyjnë në fuqi së shpejti.

“Këto masa përfshijnë diferencimin mes kërkesave të rezervës për depozitat në lekë dhe ato në valutë të huaj si dhe diferencimin mes normave rregullatore të likuiditetit.

Kjo do të thotë se për çdo depozitë që do të pranojnë në valutë bankat do të detyrohen të heqin mënjanë më shumë parë si rezervë në Bankën e Shqipërisë. Ndërsa për kreditë që japin në euro, ato do të detyrohen të mbajnë më shumë likuditet të ngrirë.

Sipas BSH qëllimi i këtyre masave nuk është të heqin euron nga ekonomia e Shqipërisë, por të rrisin gradualisht përdorimin e lekut.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.