E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Joana Duros policia i gjeti 330 mijë lekë  në zyrën e saj si provë
Lajme

Joana Duros policia i gjeti 330 mijë lekë në zyrën e saj si provë

Për inceneratorin 1 miliardë euro të Tiranës, SPAK-u thotë se hetimet janë të vështira.

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë u vu në pranga dje u vu në pranga pas urdhrit të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion.

Joana Duro, dyshohet se ka përfituar mijëra euro, duke shpërdoruar detyrën.

Duro, dyshohet se ka favorizuar në mënyrë të parregullt një operator, në këmbim të shumave monetare.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se operatori i ka dhënë 330 mijë lekë sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u shpallur fitues në një procedurë prokurimi “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Paratë, Duro i ka marrë nga specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, e cila po ashtu është arrestuar.

Tenderi për të cilin thotë SPAK është zhvilluar në 22 Maj. Gjithë fondi limit i tij ishte 805 mijë e 872 lekë. Pra, sekretarja e përgjithshme mori rryshfet 41 për qind të fondit limit të tenderit.

Hetimi i SPAK në këtë rast na vlen vetëm për një gjë. Për të na treguar se norma e rryshfetit në tenderat publik ka vajtur edhe 40 për qind. Tani imagjinoni për një moment se çfarë bëhet me tenderat e tjerë të mëdhenj me 10 milionë euro e sipër. Këtë vetë,m mund ta imagjinojmë. Sepse deri më tani, SPAK-ut i ka qëlluar të kapë rryshfete vetem tek tenderat me vlera qesharake. Si kanali 200 mijë eurosh i Bishqethmit që çoi në burg gjysmën e Lushnjes apo 800 mijë lekëshi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Dhe kryeministri ka të drejtë kur thotë se qeveria e tij nuk mund të pajtohet me këta zyrtarë që vjedhin 800 mijë lekësha. E gjitha është çështje përmasash. Sepse për inceneratorin 1 miliardë euro të Tiranës, SPAK-u thotë se hetimet janë të vështira.

Ndaj Joana Duros, rëndon akuza “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërkohë që shuma prej 330 mijë lekësh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në zyrën e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.