E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jorida Tabaku: Diaspora do të sjellë rotacionin
Lajme

Jorida Tabaku: Diaspora do të sjellë rotacionin

Sepse ka ndjerë mbi supe pasojat e kësaj qeverisjeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale, ku shprehet se emigrantët, me votën e tyre, më 11 maj do të sjellin rotacionin politik.

Në mesazhin e saj, Tabaku thekson se një nga arsyet kryesore lidhet me xhepin e emigrantëve. Sipas saj, remitancat e emigrantëve janë rritur ndjeshëm, jo si rezultat i zhvillimit ekonomik, por për shkak të zhvlerësimit të euros.

” Pak vite më parë, në vitin 2020, emigrantët shqiptarë sillnin rreth 670 milionë euro për familjet e tyre. Sot kjo shifër ka arritur në 1 miliard euro, 300 milionë euro më shumë. Por kjo nuk ndodh për shkak të një rritjeje ekonomike apo tregu, por si rezultat i pastrimit të parave që ka zhvlerësuar euron ,” shprehet Tabaku.

Tabaku e mbylli mesazhin e saj me një thirrje për ndryshim më 11 maj.

“Diaspora, e cila e ka ndjerë mbi supet e tyre pasojat e kësaj qeverisjeje, janë ndër ata që do të kërkojnë ndryshimin dhe rotacionin më 11 maj, “ përfundoi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.