Jorida Tabaku ngre shqetësimin ndaj përdorimit të padive si mjet për të frikësuar gazetarët
Në një konferencë të zhvilluar me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin e saj ndaj përdorimit të padive si mjet për të heshtur fjalën e lirë dhe për të frikësuar gazetarët.
Si Kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Tabaku theksoi angazhimin e saj për të çuar përpara këtë çështje, duke bashkëpunuar ngushtë me shoqërinë civile dhe median, për të siguruar se thënia e së vërtetës në Shqipëri nuk do të jetë luks, por një e drejtë e patjetërueshme.
“Patëm sot nje diskutim me organizata të shoqërisë civile, me përfaqësuesit e medias , për të hapur një diskutim kombëtar sesi mund të evitojmë autocensurën, sesi mund ti mbrojmë gazetarët për të thënë të vërtetën, sesi mund të stimulojmë që në Shqipërinë e 2024 , thënia e së vërtetës mos të jetë tabu, mos të jetë luks por të jetë një e drejtë reale që e ka kushdo” shkruan Tabaku.
Tabaku thekson se sot “ambienti i medias është bërë mbytës e ne duhet të luftojmë cdo ditë ashtu sic luftojmë për cdo gjë tjetër, duhet të luftojmë dhe për lirinë e fjalës që askush mos të ketë forcën dhe kërcënimin e një padie për ti kërcënuar mediat, për të mbyllur mediat e për ti ndaluar ato për të denoncuar cdo ditë sic kanë bërë deri më sot. Unë këtë angazhim e mora qartësisht si Kryetare e Komisionit të Cështjeve Europiane dhe do vazhdoj ta coj deri në fund, ashtu si cdo iniciativë tjetër që kam marrë” thote ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



