E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jorida Tabaku: Presioni i opozitës dhe BE ndihmoi Shqipërinë të dalë nga lista gri  me  ndalimin e ‘amnistinë fiskalie’
Lajme

Jorida Tabaku: Presioni i opozitës dhe BE ndihmoi Shqipërinë të dalë nga lista gri me ndalimin e ‘amnistinë fiskalie’

Deputetja e Partisë Demokratike Jordia Tabaku thotë se Shqipëria doli nga “lista gri” e pastrimit të parave falë presionit të opozitës dhe të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, ishte pikërisht presioni dhe denoncimi i vazhdueshëm i opozitës që e detyroi qeverinë shqiptare të tërhiqet nga amnistia fiskale.

Ajo shtoi se presioni opozitar duhet të vazhdojë edhe me iniciativa të tjera jo vetëm për ekonominë, jo vetëm për shqiptarët por edhe për procesin e integrimit.

“Për muaj e muaj kemi kundërshtuar ligjin korruptiv dhe abuziv të amnistisë fiskale. Sepse Shqipëria duhej patjetër të përfitonte nga vendimet e Task Force. Qeveria shqiptare u fsheh mbas këshillimit publik, mbas 2/3 e Shqiptarëve, për t’i vendosur Shqipërisë një damkë, ashtu siç ja vendosi për pastrimin e parave.

Ligji si ai i pasaportave të arta, i amnistisë fiskale, i legalizimit të kanabis, janë qartësisht vija të kuqe për procesin e integrimit , por janë vija të kuqe edhe për xhepat e Shqiptarëve. Se sot ne jemi në një betejë midis ekonomisë formale dhe asaj informale, ndërmjet luftës korrupsionit dhe bekimit të korrupsionit, dhe ligjet si amnistia fiskale veç se e bekojnë atë.

Denoncimi i vazhdueshëm nga ana e Partisë Demokratike, mbështetja ndërkombëtare për ta denoncuar ketë si aferë, ushtruan një presion që e detyroi qeverinë Shqiptare të tërhiqet nga ky ligj. Unë mendoj që ne mund ta realizojmë këtë edhe me iniciativa të tjera të ardhshme, jo vetëm për ekonominë, jo vetëm për shqiptarët por edhe për procesin e integrimit”, tha Tabaku.

Një ditë më parë u dha lajmi se Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave. Në një deklarat, Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) thotë se Shqipëria ka forcuar reagimet ndaj luftës kundër pastrimit të parave.

pastrimi i parave

Sipas Task Forcës së Veprimit Financiar Shqipëria ka bërë përparime edhe në krijimin e mekanizmave efektive për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal në ekonomi, duke përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Po ashtu vendi ynë ka plotësuar rekomandimin për sigurimin e informacionit të saktë dhe të përditësuar të përfituesve të pronësisë.

“Shqipëria ka përparuar në kryerjen e analizave shtesë të thelluara për të kuptuar mjaftueshëm pastrimin e parave dhe rreziqet e tjera, dhe rritja e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional; formalizimi i ekonomisë dhe zvogëlimi i rreziqeve të pastrimit të parave ose financimit të tërrorizimit ( ML/TF) që vijnë nga përdorimi i gjerë i parave të gatshme, dhe regjistrimin e informacionit mbi pronësinë në pothuajse të gjithë vendin. Duke përmirësuar trajtimin në kohë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike”, thuhet në raportin e FATF.

Në njoftim flitet edhe për amnistinë fiskale, ku theksohet se:

“ FATF mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të respektuar parimet e FATF në rast se Shqipëria prezanton një program VTC (Programet e Amnistisë Tatimore dhe Riatdhesimit të Pasurive) në të ardhmen”.

Task-Forca Financiare i rekomandon Shqipërisë të vazhdojë të punojë me MONEYVAL për të mbështetur avancimin në sistemet e saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT).

albania

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.