Jorida Tabaku:Në 12 vite politikë e di kush është i shitur dhe i blerë
Kam refuzuar të bëhem pjesë e kësaj balte…
Jorida Tabaku ka reaguar pas akuzave të grupit të Sali Berishës ndaj Enkeled Alibejat të cilin e akuzuan si “patericë të Edi Ramës”.
Jorida Tabaku: “Helme dëgjojmë përditë në politikë, helme që përpiqen që të mbulojnë të vërtetën, të sulmojnë ata që kanë qëndrueshmëri. Me 12 vite në politikë e di se kush është i shitur dhe kush është i blerë, kush i shërben qeverisë dhe kush Edi Ramës, kush punon në interes të një x oligarku të naftës dhe kush me leje ndërtimi. Sot e kanë të qartë qytetarët shqiptarë (grupi i Alibejat duartroket) E kanë të qartë kush ka marr dhe merr leje hidrocentralesh, se çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare.
Kam refuzuar të bëhem pjesë e kësaj balte, kushdo që shan dhe sulmon ato që kanë në partinë e vet politike vetëm sa i jep argument kundërshtarit për ta përdorur këtë argument, siç e përdorin sot, që vijnë e flasin sot për rublat ruse, këta ish-partia komuniste.
Sot besoj në politikë të gjithë duhet të marrin shembullin tonë se si bëhet politikë dhe unë e kam treguar duke folur me argumente e fakte.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



