Ja pse po hetohet Sonila Qato nga SPAK
Zbulohet arsyeja e thirrjes në SPAK të ish drejtoreshës së ARRSH Qato
Arsyeja e parë lidhet me një kallëzim që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe e dyta për tenderin Kardhiq-Delvine!
Qato është nën akuzë per shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.
Sonila Qato në fundin e marsit të një viti më parë ka kundërshtuar vendim e SPAK për të zgjatur afatet e hetimit të nisur për të.
Ish drejtoresha e ARRSH ka qenë në hetim për “shpërdorim detyre” pas një kallëzimi nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tendera.
Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi për ndjekje penale në Prokurori ish drejtoren e Autoritetit Rrugor për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.
Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim te thelluar penal ndaj zonjës Qato duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga kompania “Gjoka Konstruksion”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



