E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ju duhet dëshmi penaliteti? Nga sot aplikimi bëhet ndryshe
Publik News

Ju duhet dëshmi penaliteti? Nga sot aplikimi bëhet ndryshe

Sot ky shërbim kryhet me zero lekë, përmes smartfonit apo kompjuterit, duke hyrë në portalin e-albania dhe brenda 6 ditësh vjen edhe përgjigja me vulë elektronike.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije permes nje postimi ne Facebook ndryshimet e reja.

Ja çfarë shkruan Rama:

Deri javën e shkuar, për 30 vjet me radhë, për të marrë një DËSHMI PENALITETI, aplikohej në postë, me një pagesë 430 Lek. Aplikimi shkonte tek zyra e gjëndjes gjyqësore, ku bëheshin verifikimet për RRETH 15 DITË mesatarisht dhe më pas, dëshmia i dërgohej qytetarit prapë në postë, ku ai duhet të shkonte përsëri për ta marrë😧

Çdo ditë kryhen mesatarisht 400 aplikime të tilla, pra 12 mijë qytetarë në muaj shkonin mbanin radhë në postë, një herë për ta kërkuar dhe një herë për ta marrë dëshminë😴

Sot ky shërbim kryhet me ZERO LEKË, përmes smartfonit apo kompjuterit, duke hyrë në portalin e-albania, ku BRENDA 6 DITËSH vjen edhe përgjigja me vulë elektronike🤩

#RevolucionDigjital2020📲💻🖥 #ShërbimePublike #PaRadha #PaRryshfet #PaEcejake👍

Administrata në këmbë për qytetarin🤝Jo më qytetari në këmbë për administratën👎

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.