E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ju mpihen shpesh duart, urgjent tek mjeku.
Lajme

Ju mpihen shpesh duart, urgjent tek mjeku.

Ekspertët theksojnë që nëse shpesh ju mpihen duart rrezikoni dy gjendje të rrezikshme.

Duart përmbajnë receptorët më të ndjeshëm për prekje të cilët nëpërmjet nervave janë të lidhura me trurin. Mirëpo, nëse ndonjëri nga ato nerva është i dëmtuar apo i shtypur, truri nuk mund t’u përgjigjet sinjaleve të cilat i dërgojnë receptorët dhe atëherë duart fillojnë të mpihen.

Ekspertët theksojnë që nëse duart shpesh ju mpihen rrezikoni dy gjendje të rrezikshme problemin me gjëndrën tiroide dhe sulmin në tru. Hipotireoza apo mungesa e hormonit të gjëndrës tiroide mund të çojë deri në dëmtimin e sistemit nervor.

Nëse, pos kësaj simptome, vëreni që po shtoni peshën trupore, ju bien flokët apo vazhdimisht keni të ftohtë, sa më parë shkoni te mjeku.

Mjekët theksojnë që mpirja e duarve dhe ndjenja e therjeve në duar mund të jetë sinjal për sulm në tru. Simptoma të tjera janë shtrembërim i gojës, vështirësi në të folur apo pamundësi të gjykimit të qartë, marramendje dhe shikim të turbullt. Nëse i keni këto simptoma, urgjentisht kërkoni ndihmën e mjekut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.