Ju vendos tritol servisit flet pronari- E bënë nga konkurenca
Efektivët e Komisariatit nr.1 në Tiranë kanë marrë në pyetje R.P të riun që në orët e para të mëngjesit të sotëm i vendosën tritol në servisin e automjeteve që ka në pronësi.Mësohet se i riu ka thënë se lënda plasëse i është vendosur nga konkurrenca.
Megjithatë, hetuesit dyshojnë se tritoli i është vendosur për shkak të disa konflikteve që Peti ka pasur kohët e fundit me disa nga banorët e zonës. Ndërkohë, janë këqyrur kamerat e sigurisë së bizneseve në afërsi të vendit të ngjarjes. Dyshohet se bëhet fjalë për dy persona, që mund të kenë vendosur lëndën plasëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



