E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Jugu digjet, zjarrfikësit shuajnë zjarret me degë peme
Lajme

VIDEO/ Jugu digjet, zjarrfikësit shuajnë zjarret me degë peme

Shiko Videon🎥

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar me kapacitetet e autoriteteve shtetërore për të përballuar zjarret në këto kohë të nxehta dhe lënien në mëshirë të fatit të punonjësve të cilët përballen me flakët me mjete primitive.

‘Cila kompani ka fituar tenderin e degëve që shuajnë zjarret?’, shkruan Dervishi  me ironi në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, shumë zona të bashkive në jug të vendit janë shkrumbuar dhe autoritetet e emergjencave civile në shumë raste kanë ‘ngritur duart’ përballë zjarreve, duke kërkuar ndihmën e fqinjëve, si në rastin e avionëve të ardhur nga Greqia për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Dropull.

Flota  ajrore shqiptare nuk ka asjë mjet ajror për shuarjen e zjarreve.

Shteti shqiptar  ka dështuar në menaxhimin e flotës ajrore, vitin e kaluar u shkrumbuan  mijëra hektarë nga zjarret  dhe u rrezikuan fshatr dhe qytete.

Gjatë verës së kaluar, situata e zjarreve ishte alarmante, ndërsa Komanda e Forcës Ajrore nuk kishte asnjë mjet ajror për shuarjen e tyre. Në zonën e Pishë Poros në Fier, zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile u përpoqën të shuanin flakët me mjete rrethanore,  si kazma dhe lopata ndërsa ndërhyrjet nga ajri u bënë  vetëm kur erdhën  avionë grekë.

Helikopterët shqiptarë janë në remont ose të parkuar, ndërsa mirëmbajtja e tyre ka dështuar. Shpenzimet për riparime dhe ndërtimin e hangarëve kanë qenë të mëdha, por efektiviteti i tyre është minimal.

Flota ajrore përbëhet nga 7 helikopterë, shumë prej të cilëve janë jashtë funksionit. Shpenzimet e mëdha për blerje dhe mirëmbajtje nuk kanë sjellë përmirësime të dukshme. Ministria e Mbrojtjes pranoi se aktualisht nuk ka mjete ajrore në gjendje pune për shuarjen e zjarreve, duke lënë vendin të pambrojtur përballë emergjencave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.