E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jul Deda: Ta provojmë ndryshe”- Shprehu dëshirën për të garuar për Tiranën
Publik News

Jul Deda: Ta provojmë ndryshe”- Shprehu dëshirën për të garuar për Tiranën

Aktori i humorit Julian Deda i cili ka shprehur dëshirën për të kandiduar në primaret e PD për bashkinë e Tiranës ka reaguar në lidhje me emrat që janë futur në garë deri më tani.

Ai thekson se deri më sot kushdo që ka kandiduar për Tiranën si majtas ashtu edhe djathtas, e ka parë atë si trampolinë për të synuar kreun e partisë dhe për t’u bërë më pas kryeministër.

”Per çfare ka nevoje Tirana, per nje politikan karrierist apo per nje njeri normal, jashte politikes, qe vjen thjesht per punuar? Kete e dini ju, por une di me siguri qe deri me sot, Tiranes gjithmone ja kane bere me hile, e kane shfrytezuar.

Kushdo qe ka kandiduar per te marre Tiranen, si majtas, si djathtas, e ka pare ate si trampoline per te synuar kreun e partise qe perfaqeson dhe per tu bere kryeminister ne nje te ardhme, vetem per kaq e duan Kryeqytetin figurat politike. Pra, asnje politikan nuk e sheh Tiranen si vend pune, por si lope per ta mjele, per ta shfrytezuar ne interes te karrieres se vet politike.

Une them, ta provojme nje here ndryshe…!”, shkruan Julian Deda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.